Prinë bindshëm Bashkimi Demokratik për Integrim
Në pyetjen se cili është politikanë në të cilin keni më shumë besim, shqiptarët më së tepërmi i besojnë liderit të tyre, z. Ali Ahmeti me 7.1%, 3 herë me tepër se oponentët politik.

Sipas anketës së fundit të Institutit “Pavell Shatev”, në qoftë se nesër do mbaheshin zgjedhjet parlamentare përsëri fituese në mënyrë të bindshme do të del partia më e madhe shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim

Qytetarët, po ashtu besojnë se garnitura qeverisëse lëviz në drejtim të duhur dhe do të ballafaqohet me sukses me krizën ekonomike botërore të paralajmëruar për vitin 2012. 

Në bazë të anketës, madje 7% e qytetarëve janë shprehur se do të votojnë për Bashkimin Demokratik p
ër Integrim, 4.2% për PDSH 4.2, dhe 1.8% për RDK. 

Në pyetjen se cili është politikanë në të cilin keni më shumë besim, shqiptar
ët më së tepërmi vazhdojnë ti besojnë liderit të tyre të pakontestuar, z. Ali Ahmeti me 7.1%, tre herë me tepër se oponentët politik

Në pyetjen nëse Maqedonia lëviz në drejtim të duhur ose të gabuar, për të parën janë përgjigjur 47.6 për qind, në drejtim të gabuar 36.2 dhe nuk kanë përgjigje 16.2 për qind, derisa në pyetjen nëse Qeveria në mënyrë të suksesshme do të ballafaqohet me krizën botërore ekonomike të paralajmëruar për vitin 2012, me Po janë përgjigjur 51.1 për qind, ndërsa 33.4 për qind kanë thënë JO, dhe nuk kanë përgjigje, 15.5 për qind.

Anketa është realizuar me 1 mijë t
ë anketuar në periudhën mes 3 dhe 5 janarit. Në hulumtimin i cili është realizuar në nivel të përgjithshëm të vendit në mënyrë proporcionale janë përfshirë të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore, me kyçjen edhe të karakteristikave relevante demografike tjera të popullatës si gjinia, mosha, arsimi dhe përkatësia etnike.


09.Jan.2012