Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm

Nënkryetar i BDI-së dhe Kryetar i Degës së Çairit

Bujar Osmani

Dr. Bujar Osmani është pjesë aktive e strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Që  nga viti 2011, është  zëdhënës i partisë. Ai është anëtar i Kryesisë së BDI-së që nga viti 2014 dhe mban pozitën e Nënkryetarit të partisë që nga viti 2023.

Në karrierën e tij politike, Bujar Osmani ka mbajtur disa funksione të rëndësishme shtetërore:

                •              Ministër i Shëndetësisë (2008–2011)

                •              Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane (2017–2020)

                •              Ministër i Punëve të Jashtme (2020-2024)

                •              Kryetar i OSBE-së gjatë vitit 2023

Dr. Osmani është gjithashtu specialist kirurg i licencuar dhe ka përfunduar doktoraturën në fushën e tij, duke vazhduar të kontribuojë profesionalisht në Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive dhe fakultetin e mjeksisë në Shkup.

Bujar Osmani është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Kontakt:

e-mail: bujar.osmani@bdi.mk

Related posts

Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm

Nënkryetar Erkan Arifi Erkan Arifi është anëtar i BDI-së që nga themelimi i saj dhe deri më sot, me vlerat dhe përkushtimin…

Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm

Nënkryetare Arbana Pasholli Arbana Pasholli, e lindur më 19.04.1981 në Dibër, Republika e Maqedonisë së Veriut. Tre vitet e para të shkollës…

Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm

Nënkryetare dhe Zëdhënëse e BDI-së Arta Bilalli-Zendeli Arta Bilalli Zendeli u lind në Prishtinë, më 11.04.1981. Shkollimin fillor e mbaroi në fshatin…

1 Comment

Comments are closed.